×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Vuçiq e pranon: Kosova nuk ishte gjithmonë e Serbisë, e morëm pas Kongresit të Berlinit
nga shqiperiaime.al (09/06/2018 ora 12:07)

Kosova nuk ka qenë gjithmonë e Serbisë.

Këtë deklaratë bombastike e dha të premten hiq më pak se Aleksandar Vuciq.

“Duhet ta kemi paraqysh se Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona dhe ata që thonë kështu, duhet të lexojnë libra”, ka thënë ai gjatë një fjalimi, në Beograd, përcjellë klankosova.tv. “Disa pjesë të Serbisë Jugore i kemi fituar (marrë) pas Kongresit të Berlinit”.

Serbi, siç transmeton klankosova.tv, e ka shpjeguar këtë fakt, duke dhënë fakte që dëshmojnë që Kosova ishte pjesë e tjetër kujt, para më tepër se 100 vjetëve, teksa foli për një prani diplomatike këtu, të shtetit të atëhershëm serb.

“Kah fundi i shekullit XIX kemi patur konzuj të vrarë serbë në Prishtinë”, ka thënë ai. “Gjithmonë ka ekzistuar lufta për Kosovën. Për mënyrën se si është vrarë konzulli ynë në Prishtinë janë shkruar disa libra. Kemi gabuar shumë, shumë, por nuk duhet harruar se kah fundi i shekullit XVII një numër i madh i popullatës është shpërngulur nga Kosova e Metohia, pasi që njerëzit tanë ishin nën sulme të vazhdueshme të arbanasve”.

Në këtë frymë ai ka folur edhe për një pjesë tjetër që Serbia e ka futur tash vonë nën kontrollin e vetë të tërësishëm.

“Dikur nuk kemi patur asgjë në Vojvodinë e sot ajo është e dominuar nga serbët, ndonëse është një territor multietnik”, ka shtuar presidenti, përcjellë klankosova.tv.

Vuçiq ka thënë që serbët nuk duhet të vajtojnë, pasi as ata vetë nuk kanë qenë gjithmonë të shenjtë, ndërsa ka shtuar se gabimet në politikë paguhen dhe nuk ka ngurruar të thotë që Serbia nuk ka shumë pika të ndritshme përsa i përket cështjes së Kosovës.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]