×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane jep dorëheqje
nga shqiperiaime.al (31/05/2018 ora 01:40)

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane ka dhënë dorëheqje. Ai lajmëroi një konferencë për shtyp ditën e sotme ku dha edhe lajmin. Pas një takimi me presidentin Florentino Perez, Zidane dha sot lamtumirën pasi Reali fitoi tre kampionate të njëpasnjëshëm.

“Kam vendosur që të mos vazhdoj më për stolin e Real Madrid. Kam dashur gjithmonë të flas për të shpjeguar arsyet e mia, por është një moment i vështirë. Kjo skuadër duhet të vazhdojë të fitojnë, prandaj ka nevojë për ndryshim në stol. Metoda të reja të punës, kjo është arsyeja se pse unë mora këtë vendim. E dua këtë ekip dhe presidenti, të cilit do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Por sot është e drejtë që unë dhe ekipi të ndryshojë. Prandaj vendosa që të mos vazhdojë më”, tha Zidane në konferencën për shtyp. Kujtojmë se Reali fitoi pak ditë më parë Champions, duke mundur kështu Liverpulin 3-1.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]