×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të gjithë e tallnin për shenjën e madhe që kishte në trup, 22-vjeçarja i “lë me gisht në gojë” pas këtij veprimi
nga shqiperiaime.al (31/05/2018 ora 04:52)

Një 22-vjeçare e cila ka lindur me një shenjë të madhe rreth zonës së barkut dhe kofshëve, ka jetuar për shumë vite duke e fshehur pasi i druhej reagimit të njerëzve që e rrethonin.

Ajo ka treguar se kur njerëzit i shihnin shenjën e saj, habiteshin dhe e tallnin duke i than se diçka nuk shkonte me të dhe se dukej e shëmtuar.

Por norvegjezja Mathilde Arctander ka vendosur që këtë shenjë që e bën unike t’ua përplasë të gjithëve në fytyrë, e veçanërisht atyre që e kanë tallur e po ashtu për t’u dhënë një mesazh të gjithë atyre që kanë diçka ndryshe nga të tjerët, duke u kujtuar se pikërisht diferenca i bën unikë dhe të bukur.

Mathilde ka një çrregullim të pigmentit të lëkurës, (congenital melanocytic nevus, CMN ) i cili zakonisht prek 2% të saj , e kryesisht pjesën e kokës, krahëve dhe këmbëve.

22-vjeçarja ka rrëfyer se për herë të parë ajo ka vendosur të dalë në plazh me bikini dhe të mos ketë më turp nga shenja e saj.

Tani njerëzit që më shohin që nuk e kam problem ta shfaq më inkurajojnë dhe më thotë se jam vajzë me guxim dhe e fortë.

Dua t’u them të gjithëve atyre që kanë një shenjë të tillë, që të mos kenë turp por të dalin pa u fshehur.

Nëse ata e respektojnë veten e tyre, të gjithë të tjetër do ta bëjnë”.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]