×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
I ndërtuan për bamirësi shtëpi të re, shqiptari i pakënaqur: Dua katin e dytë
nga shqiperiaime.al (03/06/2018 ora 03:28)

Themeluesi i organizatës së bamirësisë ‘Fundjavë ndryshe’, Arbër Hajdari, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Xing me Ermalin’, ku tregoi për punën e palodhur dhe misionin e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ai i pyetur nga Ermali nëse ka patur njerëz që kanë mbetur të pakënaqur edhe pasi ‘Fundjavë ndryshe’ kishte bërë bamirësi për ta, Arbri rrëfeu një rast në qytetin e Fierit.

“Kemi një rast. Kishim lënë ditën e inagurimit, atë ditë po binte dhe borë. Marrim kryefamiljarin në telefon, ata nuk e kishin parë shtëpinë dhe i themi “Në këtë orë kemi lënë inagurimin e shtëpisë, kështu që mos harro.”

Në fillim fare ne po e prisnim familjen tek shtëpia, që ti dorëzonim çelësat. Vjen kryefamiljari vetëm, fëmijët dhe bashkëshortja po vinin mbrapa. I thashë “Pse je mërzit?”. Reflektonte ajo vetë, gjithë ajo shtëpi, 100 metra katror. Edhe tha:

“Mirë mirë duket kshu, po ku janë kto hekrat për të bërë katin e dytë ktu?” – tregon Arbri, ndërkohë që publiku shpërthen në të qeshura.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]