×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Gazetari shkodran i shpëton jetën të riut që po mbytej në Velipojë, dhe bën thirrjen e fortë
nga shqiperiaime.al (03/06/2018 ora 05:05)

Mungesa e rojeve bregdetare dhe sherbimit shendetesor ne kohe per pak u bene shkaktare te nje tjeter viktime ne plazhin e Velipojes, qe do ta shenonte nisjen e ketij sezoni ne formen me te keqe. Nje 34 vjecar, infermier ne spitalin rajonal u shpetua ne grykederdhjen e Vilunit ndersa po lahej mengjesin e kesaj te diele. Rasti eshte bere publik nga gazetari Bepin Kolvataj ne rrjetin social facebook ku shkruan:

Per papergjegjshmerine e shtetit Shqiptar sot do te shenohej viktima e pare ne plazhin e Velipojes. Ishim duke u lare ne Vilun sebashku me mikun Klodian Kovaci, kur disa metra larg nesh nje i ri therriste per ndihme. Po mbytej! U afruam me shpejtesi ti vinim ne ndihme dhe me sforco e nxorem ne breg ndonese rrjedha ne grykederdhjen e Vilunit ta veshtireson ndihmen. Pas shume thirrjesh ndersa i afroheshim bregut ne ndihme me nje komardare erdhen edhe dy te rinj te tjere.

I riu u shpetua fatmiresisht Zotit, por rrahjet e zemres dhe pirja e ujit ja kishte dhene efektin. Parametrat jetesor nuk i kishte optimal por fati deshi qe prane nesh te kishim dy mjeke te nderuar, dok Fatmirin me bashkeshorten Havan. I maten pulsin dhe i dhane ndihme por duhej ambulanca. Njoftuam 127 dhe duhet thene, nga Shkodra erdhi shume shpejt, por paradoksalisht nuk kishte nje ambulance as Viluni dhe as Rrjolli.

Gjithe Velipoja me nje ambulance te qendres shendetesore kur atje pushojne 120 mije pushues ne vere. Skandal me te madh nuk ka. Pa roje bregdetare, pa kulla vrojtimi dhe pa mjeke e ambulance nje zone e kaq e madhe turistike. Djali 34 vjecar qe rastisi te ishte vete infermier u dergua ne Shkoder per ndihme te specializuar. Fatmiresisht shpetoi por dha edhe nje sinjal te forte qe duhet te shkoje ne veshet e Bashkise Shkoder, ministrise se Turizmit dhe asaj te Shendetesise. Beni detyren dhe merrni masa sepse jeta e njeriut eshte ne rrezik !!!

or ky alarm per fat te keq i cili jepet cdo vit vijon te bjere ne vesh te shurdhet. Gjate gjithe ketyre viteve bizneseve u jepen leje per shfrytezimin e hapesirave publike por nuk u kerkohen rojet bregdetare, afishimi i numrave te urgjences dhe shume masa te tjera. Nga ana tjeter ministrite e linjes dhe bashkia bejne syrin qorr dhe veshin shurdh perballe ketij alarmi kombetar.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]