×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
E padëgjuar/ E gjithë familja e Azem Hajdarit kërkon azil politik në Francë: Na rrezikohet jeta
nga shqiperiaime.al (03/06/2018 ora 03:47)

Në një kohë kur vajza e Azem Hajdarit është deputete ndërsa bashkëshortja është gjyqtare, familjarët e tjerë të ish-studentit të dhjetorit, kanë kërkuar azil politik në Francë. Por jo vetëm kaq ata kanë deklaruar para autoriteteve se në Shqipëri u rrezikohet jeta.

Një muaj më parë, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit, Arben Hajdari, ka përfituar nga qeveria franceze statusin e azilantit politik dhe pas këtij procesi, e gjithë familja Hajdari ka filluar procedurat për azil. Në shtetin francez, ata kanë pajtuar një avokat që po merret me procedurat e tyre, raporton neësbomb.al.

“Eshtë përpiluar në mënyrë juridike dosja e azilit. Fatmirësisht qeveria e Republikës së Francës ka pranuar mbrojtjen fizike të Familjes për t’ju dhënë statusin politik” thonë burimet.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në 2 qershor, motra e Azem Hajdari ka kërkuar mbrojtje nga shteti francez. Pretendimi i saj është se në Shqipëri është tentuar likuidimi i familjes së saj, raporton neësbomb.al. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe vëllai i liderit Azemit.

Procedura e azilit politik të familjes Hajdari në Francë pranohet nga Leon Molla, President i “Royaume dy Soleil” në Francë, që ka bërë gati edhe dosjen e tyre të azilit për qeverinë franceze, duke preteduar se familjes i rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri.

Ende nuk dihet arsyeja që ka shtyrë familjarët e Azem Hajdarit që të kërkojnë azil, por ka dyshime se ajo lidhet me arsyen e rihapjes së dosjes për vrasjen e deputetit të PD-së që do të nisë pas ekstradimit të Izet Haxhisë.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]