×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
E duan të gjithë në Australi, ja arsyeja pse ky shqiptar ka fituar famë dhe respekt (Video)
nga shqiperiaime.al (04/06/2018 ora 10:17)

Një shqiptar është bërë personazhi më i dashur ditët e fundit në Australinë e largët dhe e gjitha falë veprave të tij humanitare.

Azem Elmazi ka fituar "famë" pasi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë.

Por si do të thoni ju?

Azemi është pronar i një restoranti dhe në lokalin e tij ai furnizon me ushqim falas mijëra emigrantë të uritur. Dhe jo vetëm kaq por ai gjithashtu u ndihmon me veshmbathje dhe gjëra të tjera elementare.

Elmazi ka qenë vetë emigrant dikur shkruan albinfo.ch, kur shkoi për herë të parë në Australi. Ai emigroi që në moshën 21-vjeçare  ndërsa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë për të.

Mediat australiane shkruajnë se Azemi është me origjinë nga Prespa dhe prej vitesh jeton në Australi.

Ai radhitet tashmë ndër emrat e shqiptarëve që vazhdojnë të bëjnë vepra humanitare kudo që ndodhen, Evropë, Amerikë apo edhe Australi.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]