×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
“Dikur shkelte me këmbë ritet e myslimanëve, ndërsa sot…” fotoja i nxin faqen Ramës
nga shqiperiaime.al (05/06/2018 ora 09:26)

Një foto e kohës kur Edi Rama ishte kryetar bashkie dhe ecte mbi tapetin që besimtarët myslimanë kishin shtruar pranë xhamisë së Namazgjasë ka qarkulluar në rrjet.

Besimtarët u ndjenë shumë të fyer nga ky fakt të cilin nuk e kanë harruar kollaj.

Këtë foto e solli në kujtesë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, të cilën e shoqëroi dhe me një status ironizues në profilin e tij.

Dikur shkelte mbi tapete, e tani Manjani deklaron se Rama i ditëve të sotme shtron iftare për qëllime elektorale.

STATUSI I MANJANIT

Po kur bën sikur i respekton Myslimanët!!!

Vite më parë, kur ishte Kryetar i Bashkisë, i shkelte me këmbë (literalisht) ritet fetare të tyre.

Sot shtron iftare elektorale dhe flet për perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.

Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është. Vetëm për të ngrënë ulet me ta.

Në të vërtetë, Qeveri e tepsisë është!

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Rregullorja e re e EU-së ka vendosur rregulla të reja që të përdoren “Cookies” në potalin tonë që do e rregullojnë eksperiencen tuaj gjatë leximit të artikujve duke përfshirë përmbajtjen dhe reklamimin. Duke vazhduar ta vizitoni portalin tonë, ju pranoni përdorimin tonë të “Cookies” ne lidhje me rregullat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit. Për më shumë informata klikoni këtu.
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]